Kompania “Google” njoftoi të hënën se do të lejojë sërish reklamat politike, të pezulluara muajin e kaluar, pas trazirave të 6 janarit në Capitol dhe para se Joe Biden të bënte betimin si president i SHBA-së.

“Nga e mërkura, ne do të heqim rregullin tonë mbi ngjarjet e ndjeshme në mënyrë që të lejojmë edhe një herë reklamuesit të transmetojnë reklama politike”, tha një zëdhënës i gjigantit të teknologjisë. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë në mënyrë të rreptë rregulloret tona të reklamimit, që ndalojnë zyrtarisht shpërndarjen e informacionit qartësisht të rremë, që mund të dëmtojë besimin në zgjedhje ose procesin demokratik”, vazhdoi ai.

Kufizimet e vendosura nga “Google” parandaluan publikimin e reklamave nga figura të të gjiha niveleve politike.

“Google” reagoi një javë pas pushtimit të dhunshëm të Kongresit nga mbështetësit e Donald Trumpit gjatë certifikimit të rezultateve presidenciale, duke e motivuar vendimin e saj nga një dëshirë për të shmangur rrezikun e dhunës përpara marrjes zyrtare të detyrës nga Bideni. atsh

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";