Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) miratoi të hënën ilaçin Aducanumab të kompanisë Biogen për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.

Aducanumab shënjestron shkakun themelor të Alzheimerit – formës më të zakonshme të demencës – dhe jo simptomat e tij.

Është medikamenti i parë që miratohet për këtë sëmundje qysh në vitin 2003.

Alzheimeri është një çrregullim i pakthyeshëm dhe progresiv i trurit, që shkatërron ngadalë kujtesën dhe aftësitë e të menduarit e pastaj edhe aftësitë për të kryer detyra të thjeshta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi 30 milionë njerëz në të gjithë botën mendohet se vuajnë nga Alzheimeri – shumica e tyre mbi 65 vjeç.

“Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje shkatërruese, që mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve të diagnostikuar, si dhe të dashurve të tyre”, tha Patrizia Cavazzoni, drejtoreshë e Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave, pranë FDA-së.

“Terapitë e disponueshme aktualisht trajtojnë vetëm simptomat e sëmundjes; ky opsion i trajtimit është terapia e parë që shënjestron shkakun e sëmundjes së Alzheimerit”, tha ajo.

Aducanumab u miratua me procedurë të përshpejtuar, e cila mund të përdoret për ilaçet për sëmundje serioze ose kërcënuese për jetën./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";