Një ekuipazh prej katër astronautësh – përfshirë dy sauditë -u bashkuan me shtatë të tjerë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të hënën e 22 majit, pasi kapsula e tyre SpaceX u vendos në stacionin orbital në misionin e dytë tërësisht privat të Axiom.

Misioni AX-2 komandohet nga ish-astronautja e NASA-s Peggy Whitsondhe transporton klientë me pagesë pilotin John Shoffner dhe specialistët emisionit Ali Alqarni dhe Rayyanah Barnawi, që përfaqësojnë Arabinë Saudite.

Kapsula Dragon u nis nga Stacioni Hapësinor Kennedy në Cape Canaveral, Florida të dielën në majë të një rakete Falcon, duke transportuar anëtarët e ekuipazhit për një qëndrim një javor në ISS.

Barnawi, një shkencëtare e specializuar në kërkimin e qelizave staminale të kancerit, është astronautja e parë femër e Arabisë Saudite që do të drejtohet për në stacionin hapësinor ku do të fokusohet në avancimin e kërkimeve për kancerin e gjirit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është misioni i dytë privat i Axiom në bashkëpunim me NASA dhe SpaceX. Në prill të vitit të kaluar, SpaceX nisi ekipin e parë tërësisht privat të astronautëve të dërguar ndonjëherë në këtë stacion hapësinor, një fluturim i përshëndetur nga drejtuesit e industrisë dhe NASA si një moment historik në komercializimin e orbitës së ulët të Tokës.