Kompania e telekomunikacionit “Huawei” dhe “Voicewise” nga Universiteti “Tor Vergata” i Romës kanë nisur një projekt-pilot hulumtimi të bioshënuesve të zërit për infeksionin COVID-19 nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

“Studimi klinik lindi me qëllimin për të verifikuar mundësinë e identifikimit të infeksionit COVID-19 përmes analizës së mostrave të zërit, duke përdorur algoritme të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga “Voicewise”, shpjeguan studiuesit në një shënim.

“Kjo analizë ka për qëllim, gjithashtu, “matjen” e nivelit të ashpërsisë së infeksionit, si edhe monitorimin e kursit të tij, madje edhe në fazën e shërimit pas daljes nga spitali ose te pacientët në izolim në shtëpi”, vazhdon shënimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbështetje të projektit, “Huawei Italia” siguroi pajisjet e nevojshme për eksperimentimin.

Telefonat inteligjentë dhe tabletët “Huawei”, përmes përdorimit të aplikacionit në internet të zhvilluar nga “Voicewise” bënë të mundur regjistrimin dhe përvetësimin e zërave të pacientëve në repartet COVID, duke eleminuar çdo rrezik kontakti me pacientin.