Oli është makina më e re e prezantuar nga marka franceze Citroën, që kërkon të japë një mesazh të fortë te konsumatorët.

Iku koha e bollëkut” është një nga frazat që tha në prezantimin e makinës, CEO i Citroën, Vincent Cobée, i cili u shpreh gjithashtu se “në vend që të jetë si një pallat mbi rrota, me shumë ekrane dhe pajisje, Oli tregon se vetëm me gjërat e nevojshme mund të përmbushet nevoja për një transport të lirë dhe tërheqës”.

Kjo makinë elektrike, që ka një autonomi prej 400 km dhe një peshë prej vetëm 1 ton, është 4,2 metra e gjatë, 1,9 e gjerë dhe 1,65 e lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";