Informatat kundërthënëse nga Shtëpia e Bardhë rreth kohës së diagnostikimit me COVID-19 të presidentit të SHBA-së, Donald Trump si dhe mënyrës së trajtimit të tij u kanë dhënë hov teorive të konspiracionit.

Pretendimet se Trumpi mund të ketë dalë pozitiv më herët sesa që u kumtua, u dhanë shtytje thashethemeve të pabaza rreth kipcave të tij, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Njëkohësisht, thashethemet se Trumpi po trajtohet me oksigjeno-terapi çuan në pretendimet e pabaza se presidenti amerikan e kishte afër vetes bocën e oksigjenit, disa ditë më parë.

Paqartësitë rreth gjendjes aktuale të presidentit po ashtu kanë rezultuar me pretendime të pabaza se videoja më e fundit e tij ishte rregulluar, ashtu që të hiqen pjesët në të cilat Trumpi kollitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";