Instagram po u ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels siç theksohet në një dy raporte nga TechCrunch dhe Business Insider.

Instagram njoftoi programin e tij të bonusit për Reels në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t’u paguante 1 miliard dollarë krijuesve deri në vitin 2022.

TechCrunch me anë të një postimi në Reddit tregon se  përdoruesve do t’i ofrohen deri në 35.000 dollarë nëse Reels-et e tyre marrin 58.31 milion shikime në një muaj.

Ndërkohë krijuesve më të vegjël thuhet se i janë ofruar shuma më modeste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

TechCrunch raporton se këto bonuse duket se po rriten me kalimin e kohës. Një krijuesi tjetër me 24,000 ndjekës në Instagram, së fundmi iu ofruan 8,500 dollarë për 9.28 milionë shikime. E njëjta pagesë iu ofrua një anëtari të stafit të Verge me 15,000 ndjekës.

Duket se nuk ka ndonjë rregull se si shumat e pagesave korrespondojnë me numrin e ndjekësve.

Instagram tha për TechCrunch  se programi është nede në fazat e hershme dhe është duke u eksperimentuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";