Diagnostikimin i infeksioneve Covid-19 vjen edhe falë inteligjencës artificiale (IA), sipas kompanisë ”Neosperience” me qendër në Milano.

Testi i ri diagnostikues është në gjendje të vlerësojë të dhëna të tilla si frekuenca e frymëmarrjes, stresi gjatë një dialogu dhe kollitja e pacientëve duke dhënë kështu një kontribut vendimtar në diagnozën e infeksioneve Covid-19.

Analizimi i një audio grafie që përmban një bisedë të shkurtër ose disa kollitje, ky sistem është, në fakt, në gjendje të identifikojë njerëzit që kanë tingujt karakteristikë të infeksionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç shpjegon kompania në një shënim, bëhet fjalë për vlerësimin e sinjaleve fiziologjike të regjistruara tradicionalisht me auskultim manual përmes sistemeve teknologjike të inteligjencës artificiale, përpunimin e tyre përmes përdorimit të pajisjeve personale individuale (smartfonë, tabletë dhe kompjuterë) dhe bërjen e mundshme automatike përpunimit të tyre.

”Ky është vetëm fillimi i një projekti që ka një potencial të jashtëzakonshëm sepse përpunimi i këtyre të dhënave mund të përdoret në mënyrë efektive si sinjale parashqyrtimi”, nënvizojnë studiuesit Alessandro Nizardo Chailly dhe Giuseppe Andreoni.