Zhvillimi i sektorit të Inteligjencës Artificiale e cila po përkthehet në muajt e fundit në programe gjithmonë e më të afërta për publikun, është risia më e madhe teknologjike e dekadave të fundit.

Nuk flitet vetëm për ChatGPT, softueri gjenial të cilit mund t’i kërkosh çdo informacion, por për dhjetëra klone të tij që po specializohen në fusha më specifike, nga përkthimi i fjalëve në imazhe, ose tabela.      

Por kërkimet në këtë fushë duken vërtet pa limite, dhe po shkojnë në një drejtim që kujton vërtetë disa skenare të detajuara në romane dhe filma me karakter distopik.

Rasti i fundit vjen nga Universiteti i Osakës, në Japoni, aty ku studiuesit që po hulumtojnë mbi inteligjencën artificiale po zhvillojnë një algoritëm që me shumë gjasa do të mund të lexoj mendjen e njerëzve.   

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në eksperimentet e kryera, pjesëmarrësit vullnetarë, pasi shohin pamje të ndryshme, pranojnë t’ju bëhen disa rezonanca magnetike. Këto pamje të skanuara i dërgohen softuerit të inteligjencës artificiale, algoritmi i të cilit analizon të dhënat dhe i përkthen në pamje reale.

Programi ende është në fazën e hipotezës të asaj që truri i secilit mendon, por sipas studiuesve përgjigjet ishin të sakta në rreth 80% të rasteve, edhe pse shumë punë ka ende për t’u bërë.

Studimi përben një hap të madh në zhvillimet e mundshme të Inteligjencës Artificiale, por pa problematikat që kishte një nga projektet madhore të Elon Musk, Neuralinku, që nënkuptonte gjithsesi një ndërhyrje kirurgjikale.

Koha kur thjesht nga një mendim mund të krijojmë vepra artistike duket i afërt, por ndoshta jo i largët duket edhe momenti kur mendimet tona më të fshehta nuk do të kenë më asnjë privatësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Inteligjenca Artificiale po pushton rrjetin, studimi: 20 profesione do të zhduken së shpejti

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

<!–

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

–>

Duhet të ishte përgjigja kineze ndaj Chat GPT, prezantimi dështon bujshëm

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";