Italia e ka gjobitur kompaninë amerikane, Apple, me 10 milionë euro me pretendimin për mashtrim rreth rezistencës së telefonave “iPhone” në ujë.

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka gjetur se pretendimet e kompanisë Apple nuk kanë qenë të sakta për kushtet e botës reale.

Pretendimet për rezistencë në ujë është thënë se kanë qenë të vlefshme vetëm për ujë të pastër në kushte laboratorike.

AGCM-ja po ashtu ka thënë se fakti që Apple nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara nga uji, pavarësisht pretendimeve për rezistencë ndaj ujit, përbën praktikë “agresive”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në reklamën lidhur me këtë çështje, është premtuar se telefonat “iPhone” janë rezistues ndaj ujit në thellësi deri në katër metra.

Ky pretendim është bërë me një mori modelesh përgjatë viteve, duke nisur nga “iPhone 8” e deri te “iPhone 11”.

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM ka thënë se reklamat – që kanë shfaqur këta telefona në kontakt me ujin, kanë qenë mashtruese.

Kompania Apple ka këshilluar gjithmonë kundër notit apo larjes me “iPhone”, si dhe ka njoftuar se dëmet e shkaktuara nga lëngjet nuk mbulohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo kompani nuk ka reaguar deri më tash për këtë çështje. Rel