Ford ka vendosur të rikthejë pas 25 vitesh mungesë, modelin Bronco, me synimin për të konkurruar denjësisht në tregun e makinave SUV dhe “off-road”.

Modelet Bronco 2021 (me katër dyer) dhe Bronco Sport (me dy dyer) u prezantuan të hënën, për të ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për t’u larguar nga qytetërimi, e për të qëndruar për disa kohë aty. Drejtuesit e kompanisë thanë se Bronco do të rivalizojë modelet “off-rad” të Jeep, pasi tregu për këtë kategori makinash është duke u rritur me ritme të shpejta.

Modeli me katër dyer ka goma 88,9 centimetra të trasha që e lejojnë të kalojë pa probleme në ujë deri në 1 metër lartësi. Çatia është e lëvizshme në disa pjesë ose plotësisht, për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme me natyrën.

Bronco vjen në versionin me marshe automatike, ose 7 marshe manuale (6 për rrugë normale dhe 1 marsh për ecje me shpejtësi të ulët në terren të vështirë). Bronco ka dy verisone për motorin, 270 kuaj fuqi, 2,3 litërsh turbo, ose 310 kuaj fuqi, 6-litërsh turbo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Bronco Sport ka goma më të holla, rreth 72 centimetra dhe dy versione motori, 181 kuaj fuqi 1,5 litra turbo ose 245 kuaj fuqi, 2 litra turbo. Të dy vijnë me marshe automatike me 8 shpejtësi.

Bronco Sport del në shitje në fund të këtij viti, me një çmim që nis nga 26660 dollarë, ndërsa modeli i madh në pranverë të vitit tjetër, për 28500 dollarë.