Sytë e historianëve të ardhshëm janë drejtuar nga ne tani. Viti 2020 qe një vit i trazuar, përçarës, rraskapitës, vendimtar dhe, një ditë, stërnipërit tanë mund të pyesin se si ishte të jetoje në këto kohë.

Disa mund të dëshirojnë ta harrojnë vitin që sapo kaloi, sidoqoftë, objektet e mëposhtëm kanë për qëllim të jenë simbole të akteve, përvojave, ideve dhe ndryshimeve që ia vlen të ruhen, sipas një iniciative nga BBC Future.

Ndërsa viti i ri sapo ka nisur, nëpërmjet një kapsule kohore virtuale, ja një listë objektesh që lanë shenjë dhe që është e rëndësishme që brezat e nesërm t’i dinë, edhe 100 vjet nga tani.

Maska e fytyrës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndoshta artikulli më i qartë për t’u vendosur në këtë kapsulë hipotetike kohe. Pas 10 vjetësh, mund ta gjeni në një sirtar dhe të mrekulloheni me faktin se si ajo u bë një pjesë aq mbizotëruese e jetës në 2020.

Gjilpëra dhe peri

Thonë se “Pena është më e fortë se shpata”, por në 2020 gjilpëra dhe peri u bënë dy nga mjetet më të fuqishme kundër pandemisë vdekjeprurëse: gjatë skarcitetit për maska, disa copa pëlhure të bashkuara me pe e gjilpërë u dhanë mundësi komuniteteve të mbroheshin.

Komoditetet në shtëpi dhe lëvizja në lagje

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me aq shumë kohë të kaluar në bllokime gjatë 2020, mbase nuk është për t’u habitur që disa nga kandidatët e kapsulës janë një palë pizhama, një karrige zyre në shtëpi dhe karikuesi i celularit/laptopit.

Shumë zbuluan, gjithashtu, mënyra të reja për të lëvizur këtë vit, prandaj një sugjerim tjetër janë atletet dhe biçikleta.

Kontejneri i porosive dhe dërgesave

Puna në shtëpi ishte, sigurisht, një luks që shumë njerëz nuk e patën në 2020. Prandaj, me këtë në mendje, kandidatura tjetër është kontejneri i dërgesave, si mirënjohje për shoferët, punëtorët e dyqaneve dhe shumë profesioneve të tjera, që e mbajtën botën në lëvizje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjedisi rrethues

Ndryshimi i mjedisit, për mirë apo për keq, është një sugjerim tjetër, që qe simbol i lidhjes midis natyrës afër shtëpisë dhe botës së gjerë.

Dru i djegur

Një kujtesë e dhimbshme që, përkundër ekzistencës së një pandemie globale, njerëzimi ende përballet me një krizë masive mjedisore, me zjarret që bënë kërdinë këtë vit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një shkëmb graniti i zhuritur nga zjarri, por që po fillon të rifitojë jetën, me eukaliptet, fieret duke u rigjeneruar mbi të.

Koka e rrëzuar e një statuje

Viti që kaloi u shenjua, gjithashtu, nga ndryshimet shoqërore, me protesta për barazinë njerëzore në të gjithë botën, prandaj për t’i përmbledhur ndryshimet e gjera dhe të larmishme në një objekt të vetëm u zgjodh statuja e John A Macdonald, kryeministrit të parë të Kanadasë, që u tërhoq zvarrë nga protestuesit në gusht për shkak të lidhjeve të tij me politikat mizore, që vranë shumë njerëz autoktonë në shekullin XIX.

Një gazetë e shtypur lokale

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mund të jetë një medium gjithnjë e më arkaik, por flet për atë që sapo lamë pas, ndërsa shkojmë më thellë në epokën dixhitale: një mjet i mirë për të demaskuar erozionin e së vërtetës dhe rritjen e keqinformimit.

Lidhja dhe kujdesi

Një nga temat më të njohura për në kapsulën virtuale të kohës, koncepti i komunitetit. Ndërsa në vitin 2020 pati shumë çaste tensioni dhe zemërimi, egoizmi dhe polarizimi, shumë njerëz zbuluan marrëdhëniet që kishin krijuar dhe fqinjësinë.

Dhuratat e së ardhmes

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një sërë materialesh mësimore, të mbledhura nën titullin “Libri i Mendimeve për të Ardhmen”, që përmban ushtrime ndërvepruese që do t’i ndihmojnë fëmijët e nesërm të parashikojnë dhe të ndikojnë në të ardhmen.