Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten.

Shtetet e Bashkuara po i nxisin vendet evropiane të ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe, e cila vendosi të largojë nga rrjeti i saj 5G, kompaninë kineze Huawei, transmeton REL njoftimet.

Në nëntor të vitit të kaluar, BE-ja ra dakord të mbajë një qëndrim të ashpër mbi kushtet e furnizuesve të rrjetit 5G për të zvogëluar rreziqet e sigurisë në internet.

Strategjia përfshinte uljen e varësisë së vendeve dhe operatorëve të telekomit nga një furnizues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prodhuesi lider i pajisjeve të telekomit në botë, Huawei, garon në treg me Nokia-n e Finlandës dhe Ericsson-in e Suedisë.

“Duhet urgjentisht të zvogëlohet varësia nga furnizuesit me rrezik të lartë”, tha ekzekutivi i BE-së.

Komisioni gjithashtu u bëri thirrje 13 vendeve të BE-së që të miratojnë mekanizmin e kontrollit të investimeve të huaja direkte, një mjet i cili lejon qeveritë e BE-së, të ndërhyjnë në rastet e investimeve të huaja direkte në asetet strategjike, veçanërisht nëse përfshihen ndërmarrje të kontrolluara nga shteti ose të financuara nga shteti.

Shtetet e Bashkuara thonë se kompania Huawei e Kinës është e lidhur me qeverinë kineze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.