Ne jemi shpërqendruar si kurrë më parë dhe telefonat tanë janë ndoshta fajtori më i madh.
Mjafton pak mungesë dëshire për të bërë diçka dhe telefoni është aty afër pikërisht për të të ftuar të merresh me të dhe të lësh mënjanë punët.
Telefonat tanë inteligjentë ofrojnë një rrjedhë të pafund informacioni ku është aq e lehtë të bëhesh i varur dhe shumica prej nesh do të preferonte të mos ndihej kështu.
Chris Bailey, një ekspert i produktivitetit ka shkruar disa strategji që do ndihmonin këdo të fillojë të përdorë telefonin për një qëllim, jo automatikisht.
Përdorni ‘flight mode’, edhe pse nuk jeni në avion
‘Flight mode’ nuk është vetëm për udhëtime. Përdoreni atë kur jeni duke punuar në një detyrë të rëndësishme ose kur pini kafe me dikë që e vlerësoni. Kjo bën një ndryshim më të madh sesa thjesht vendosja e telefonit tuaj në xhep. Edhe pse në xhep, ju prap e keni mendjen në telefon apo dhe te ndonjë mesazh që mund t’ju vijë. ‘Flight mode’ eliminon mundësinë që njoftimet të prishin punën ose bisedën tuaj.
Bëni një ndërrim telefoni
Është e thjeshtë të fusni telefonin në xhep por kjo mund të mos jetë zgjedhja e duhur kur po prisni një telefonatë apo mesazh të rëndësishëm. Në këtë rast, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shkëmbeni telefonin me personin që jeni.
Në këtë mënyrë, nëse duhet të shikoni diçka, të bëni një telefonatë ose të mbani shënim diçka, do të keni një telefon për ta bërë këtë por pa u zhytur nëpër rrjete sociale për minuta të tëra.
Nëse ka një telefonatë ose mesazh që duhet ta lexoni patjetër, natyrisht, partneri juaj do jua tregojë dhe anasjelltas.
Caktoni një pajisje “shpërqendruese”
Kjo mund të duket diçka për të qeshur por funksionon. Nëse keni pak kohë të lirë, doni ta kaloni por e dini se në telefon do të shpërqendroheni më shumë seç duhet, mund të mbani një pajisje vetëm për këtë punë. Një iPad, pa rrjete sociale do ju ndihmojë të kaloni ato pak minuta ë keni në dispozicion dhe kaq.
Fshini aplikacione
Kjo do pak guxim por është gjëja më e mirë që mund të bëni. Për të shpëtuar nga ndikimi i tepruar i telefonit në jetën tuaj ju mund të fshini aplikacionet që ju harxhojnë më shumë kohë apo ju shpërqendrojnë më shumë.
Krijoni një dosje me aplikacionet që përdorni më shumë
Për të gjithë ato që nuk i fshijnë aplikacionet sepse thjesht nuk munden, ka një mundësi tjetër. Thjesht vendosni aplikacionet tuaja më të pëlqyera në një dosje. Kjo do të jetë një mënyrë për ti kujtuar vetes se ajo dosje duhet të hapet vetëm kur keni shumë kohë për të humbur.
Merrni parasysh minutat boshe
Kjo kërkon vullnet por është e rëndësishme ti rezistoni tundimit tuaj për të përdorur telefoni kur jeni duke pritur në radhë në supermarket, bankë apo kudo. Ky është fillimi i asaj që quhet “të kuptosh se pak minuta pushim mund të përdoren duke menduar apo reflektuar, por jo në telefon”.
Mendoni dy herë para se të shtoni një pajisje të re në jetën tuaj
Profesori i Shkollës së Biznesit të Harvardit Clayton Christensen ka zhvilluar një mënyrë të dobishme për të vlerësuar teknologjinë në jetën tuaj: identifikoni se cilat “punë” po “punësoni” një pajisje për të bërë për ju. Për shembull, ju mund të blini një telefon me idenë se do të jetë për të kryer punët e tua, për të vendosur alarmin në mëngjes, për të shënuar gjëra që të intere4sojn, për të përdorur GPS-in apo dhe të tjera.
Pra, para se të shtoni një pajisje në jetën tuaj, pyesni: Cilat punë do më kryejë kjo pajisje që nuk mi kryen pajisja që kam?
Të menduarit për elektronikën në këtë mënyrë do t’ju detyrojë të merrni parasysh pse i zotëroni ato dhe, mbase edhe më e rëndësishme, ju mundëson t’i sillni ato në jetën tuaj vetëm me një qëllim.
*Chris Bailey është një ekspert i produktivitetit dhe autori i librit bestseller “Projekti i Produktivitetit”, i cili detajoi përpjekjen e tij njëvjeçare, duke përfshirë dhjetëra eksperimente mbi veten e tij, për të zbuluar se si të bëhej sa më produktiv. Ai u flet organizatave dhe audiencave në të gjithë botën për produktivitetin. (Ideas TED, gazeta “Si”