Kina lëshon modulin e parë të stacionit të saj hapësinor duke konfirmuar ambiciet për një prani të përhershme njerëzore në hapësirë, sipas shembullit të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Europës.

“Qendra e kontrollit ajror të Pekinit raportoi se raketa Mars-b5 Y2 dërgoi me sukses modulin Tianhe në orbitë dhe se panelet diellore po funksionojnë mirë pas shpalosjes. Njoftoj se misioni ishte një sukses i vërtetë”, u shpreh Li Shangfu, komandant i misioneve fluturuese për stacionin hapësinor.

Moduli qendror “Tianhe” mban pajisje jetësore suporti për astronautët. Presidenti Xi Jinping theksoi se stacioni është strategjik për ndërtimin e një shteti të madh shkence dhe teknologjie, dhe se do të jetë operativ brenda 2022-shit.

Mesazhin e presidentit lexoi zëvendëskryetari i misioni qendror ushtarak: “U përcjell urimet më të ngrohta e të sinqerta të gjitha institucioneve të përfshira në misionin e suksesshëm të dërgimit të modulit Tianhe në orbitë”, tha Zhang Youxia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lëshimi i modulit u bë nga qendra hapësinore e Wenchang. Laboratori orbitues prej 110 metrash që pritet të ndërtohet në hapësirë do të quhet  “Tiangong-3”, që do të thotë “pallat qiellor”.