Kina ka zbuluar një tren që mund të arrijë shpejtësinë 620 km/h. Treni 21 metër i gjatë u prezantua në Chengdu, në provincën e Sichuan.

Profesori He Chuan, i cili është udhëheqësi i punimeve për këtë tren të ri, tha për mediat kineze se mjeti i transportit do të jetë funksional brenda 3 deri në 10 vitesh.

Në Kinë është funksional treni komercial më i shpejtë në botë, i cili arrin deri në 431 km/h. Ai ka nisur punën në vitin 2003, në Shangai.

Kina po punon fort për përmirësimin e infrastrukturës së saj në kuadër të Olimpiadës Dimërore të vitit 2022, që do të zhvillohet në Pekin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";