Një kompjuter Apple, me kasë druri, mund të shitet në eBay për 1,5 milionë $, gati 2250 herë më shumë sesa çmimi origjinal i vitit 1976.

Kompjuteri “Apple-1” ishte produkti i parë me emrin Apple, kompania që u themelua nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak, në vitin 1976.

Modeli është krejtësisht funksional, i shoqëruar me një monitor Sony, që u rekomandua në atë kohë nga Steve Jobs, për një punë sa më të mirë me këtë kompjuter.

Në mars të vitit 2020, një tjetër model Apple-1, por jo me kasën origjinale prej druri, është shitur në një ankand në Boston për 458 000 dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";