Përtej fjalëve teknike, që për jo ekspertët mund të tingëllojnë anonime dhe misterioze, rezultatet e studimit të botuar sot nga prestigjiozja “Nature” janë revolucionare për mjekësinë,  ndoshta edhe të frikshme.

Në mënyrë sintetike, hulumtuesit e Cambridge dhe California Institute of Technology kanë zhvilluar një embrion miu “sintetik”, pa i rritur nevojën e spermës dhe vezës së prindërve, i cili zhvilloi fillimet e organeve, një zemër që rreh madje edhe fillimin e trurit, si asnjë herë më parë.

Gjallesa revolucionare jetoi më shumë se 8 ditë, dy më shumë se të gjitha eksperimentet e tjera gjenetike, dhe ku zhvillimi i organeve arriti një dimension të pashkelur më parë.

Embrioni ishte i përbëre nga celula staminale që ndodhen në organe të ndryshme, si placenta, dhe u zhvilluan në një inkubator artificial të krijuar nga Weizman Institut në Izrael. Studime të tjera po në të njëjtin institut ishin zhvilluar në muajt  e kaluar, por asnjëherë nuk kishin avancuar deri në këtë pikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Impakti në të ardhmen e mjekësisë dhe gjenetikës janë të mëdha. Teorikisht, bëhet e mundur që në të ardhmen nga celula njeriu, të zhvillohen organe të gjalla që do të lehtësojnë transplantin dhe pasojat e tij në trup, edhe pse limitet etike janë ende të mëdha në këtë pikë.

Por pa shkuar ende aty, impakti afatmesëm përfshin një ndihmesë të madhe në kuptimin e shkaqeve të fertilitetit, veçanërisht atë femëror, por edhe për kuptimin e disa gjeneve të cilëve nuk u dihet funksioni.