Krijuesi i softuerit anti-virus McAfee, John McAfee, është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për komplot për të kryer mashtrim dhe pastrim parash.

McAfee dhe truproja i tij, Jimmy Gale Watson Jr janë akuzuar për promovimin e kriptovalutave në Twitter për të rritur çmimet.

Më pas, monedhat dyshohet se janë shitur, duke e bërë çiftin 2 milionë dollarë, thanë prokurorët.

75-vjeçari është ndaluar në Spanjë në lidhje me akuzat për taksa të cilat ai i mohon. Ai mund të përballet me ekstradim të mundshëm në SHBA. Në anën tjetër, Watson është arrestuar në Teksas të enjten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";