Krijuesit e një prej robotëve më të sofistikuar të realizuar ndonjëherë, thonë se duan të nisin prodhimin masiv më së largu deri në fund të vitit.

Që prej daljes në skenë, Sophia – roboti humanoid – është bërë tepër e famshme. Tash kompania “Hanson Robotics”, me seli në Hong-Kong, tregon se katër modele do të futen për prodhim masiv brenda gjysmës së parë të vitit 2021.

“Bota e Covid-19 do të ketë nevojë për më shumë automatizim, në mënyrë që njerëzit të jenë më të sigurt”, tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, David Hanson, përcjell a2news. Ai beson se robotët do të jenë zgjidhje për shumë industri, jo vetëm në shëndetësi.

Përdorimi i robotëve shënoi rritje edhe para pandemisë. Sipas një raporti të Federatës Ndërkombëtare të Robotikës, shitjet në të gjithë botën të robotëve që kryejnë shërbime profesionale kishin shënuar rritje prej 32% në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, duke arritur shifrën prej 11.2 miliardë dollarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

{gallery}