Krijuesit e një prej robotëve më të sofistikuar të realizuar ndonjëherë thonë se duan të nisin prodhimin masiv brenda fundit të vitit.

Që prej daljes në skenë për herë të parë, Sophia – roboti humanoid – është bërë tepër e famshme. Tani, kompania “Hanson Robotics”, me seli në Hong Kong, tha se katër modele do të futen për prodhim masiv brenda gjysmës së parë të vitit.

“Bota e Covid-19 do të ketë nevojë për më shumë automatizim, në mënyrë që njerëzit të jenë më të sigurt”, tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, David Hanson. Ai beson se robotët do të jenë zgjidhja për shumë industri, jo vetëm shëndetësinë.

Përdorimi i robotëve njohu rritje edhe para pandemisë. Sipas një raporti të Federatës Ndërkombëtare të Robotikës, shitjet në të gjithë botën të robotëve që kryejnë shërbime profesionale kishte pësuar rritje me 32% nga viti 2018 në vitin 2019, duke arritur shifrën 11,2 miliardë dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";