“Transformers” janë ndoshta lodrat më ikonike në botë. Roboti që shndërrohet në makinë dhe anasjellas është dëshira e shumë djemve të vegjël, por vitet e fundit ky transformim është bërë gjithmonë e më i vështirë, me lodrat që janë çdo ditë e më komplekse.

Më në fund, marka Hasbro e ka zgjidhur këtë problem. Jo duke i bërë më të thjeshta lodrat, por duke i bërë shumë më të ndërlikuara dhe të shtrenjta. Ditët e fundit, ka dalë në treg roboti Optimus Prime që transformohet automatikisht dhe që kushton 700$.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/04/prime3.mp4

Hasbro thotë se roboti ka plot 5000 pjesë dhe 60 mikroçipë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, në mënyrë që të bëhet transformimi automatik.

Lexo edhe:
Një “Transformer” në jetën reale
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";