Ka 46 vite që është prodhuar, por ky kompjuter mund të shitet më shtrenjtë se çdo pajisje teknologjike në të gjithë globin.

Bëhet fjalë për prototipin origjinal të kompjuterit të parë Apple, i montuar nga duart e vetë Steve Jobs dhe bashkëthemeluesit, Steve Wozniak.

Kjo pajisje e rrallë e quajtur Apple-1, do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandeve “RR Action”, ndërsa vlera e shitjes, sipas analistëve të tregut, mendohet të arrijë deri në gjysmë milioni dollarë.

Të gjithë kanë të drejtën të bëjnë ofertën e tyre deri në 18 gusht, ditë në të cilën Apple 1 do të ketë zyrtarisht një pronar të ri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga shitja e parë në vitin 1976 , kompania Apple sot arrin të fitojë deri në 1700 dollarë për sekondë dhe ka kapur majat në treg, si një superfuqi teknologjike.