Pas shumë muajsh pritjeje, PlayStation 5 doli më në fund në shitje javën e kaluar.

Dashamirësit e video-lojërave i blenë të gjitha njësitë, duke boshatisur shumë shpejt tregun, me drejtorin ekzekutiv të Sony-t, Jim Ryan, i cili dha një lajm të keq për të gjithë ata që nuk arritën ta blinin në kohë konsolën e re.

“Janë shitur të gjitha njësitë, nuk ka ngelur më as edhe një. Aktualisht, po shpenzoj shumë kohë për të gjetur mënyrën se si të plotësoj kërkesën e tregut. Ishte shumë e vështirë të nxirrje një treg një produkt në mes të pandemisë. Ky vit më mësoi që mos ta bëj më kurrë diçka të tillë. Ka qenë e vështirë në prodhim, pasi nuk kemi pasur asnjë punëtor në fabrikat që kemi në Azi”, tha Ryan për agjencinë e lajmeve “TASS”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";