Ekspertët e aeronautikës raportojnë se një mjet ajror misterioz që u kap në foto duke fluturuar në Filipine, mund të jetë droni sekret supersonik i ushtrisë amerikane “RQ-180”.

Fotoja u bë rastësisht nga fotografi profesionist Michael Fugnit i cili po përpiqej të bënte një foto të lindjes së diellit në brigjet e Santa Magdalenës, 400 km në jug të Manilas.

Fugnit, i cili shpesh herë vështron qiejt për aeroplanë e kuptojë menjëherë se mjeti ajror që kishte fotografuar nuk i përngjante askujt prej avionëve komeracialë dhe ushtarakë të njohur më parë prej tij.

Avioni me formë të çuditshme duket se përputhet me modelin e përfolur të dronit sekret të Forcave Ajrore amerikane RQ-180, që SHBA po zhvillon për misionet në të gjithë botën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat Ajrore nuk e kanë pranuar kurrë zyrtarisht ekzistencën e RQ-180 të prodhuar nga Northrop Grumman.

Dronit,  i është vendosur nofka “Lakuriqi i Bardhë “, një referencë për lakuriqin e bardhë të paraqitur në filmin Ace Ventura 2.