Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë on line, një dukuri që u zhvillua veçanërisht pas periudhës së pandemisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për vitin 2020, gati 1 në 5 persona bëri blerje përmes platformave në internet, apo rrjeteve sociale: kryesisht për veshje, këpucë dhe aksesorë, por edhe për produkte të tjera si ushqimet në supermarkete, apo produkte të tjera shtëpiake.

Anketa të tjera tregojnë se fenomeni është më i përhapur, ku llogaritet se gati 60% e popullsisë ka bërë porosi online nëse përfshijmë edhe vitin 2021.

E-commerce mbetet industria me potencialin më të lartë në Shqipëri. Kjo për faktin se ka qenë shumë pak e zhvilluar dhe shqiptarët kanë qenë tradicionale në blerjet e tyre, duke preferuar dyqanet fizike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por lulëzimi i tregtisë online shoqërohet edhe me problematikën e informalitetit të lartë. Pasi shumë faqe që ofrojnë produkte janë tërësisht informale, të paregjistruara dhe pa një adresë, çka përbën rrezik për konsumatorët.