Nuk kemi pasur shumë raste që të shohim makinën Bugatti La Voiture Noire, makinën më të shtrenjtë në botë, që kur mahniti të gjithë në prezantimin e saj në Sallonin e Gjenevës, në vitin 2019.

Tani, marka franceze e ka treguar “xhevahirin” e saj në një mjedis ku vështirë se pronari i ardhshëm i saj do ta përdorë shpesh: në pistë.

Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, Bugatti tregon edhe disa detaje teknike që, ashtu siç pritej, janë të jashtëzakonshme. Për shembull, motori Ë16 i kësaj makine ka 1500 kuaj fuqi, që e lejojnë pronarin që të arrijë një shpejtësi mbi 400 km/h.

Bugatti La Voiture Noire është ende në fazën e zhvillimit dhe fabrikuesi francez ka njoftuar se do të kushtojë plot 15 milionë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";