Një person vdiq dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë, pasi një makinë testime e BMË, pjesërisht e automatizuar, përplasi 4 automjete të tjera.

Makina BMW iX doli nga korsia në një kthesë në në qytetin jugperëndimor të Reutlingen, duke u përplasur fillimisht me një Citroen. Më pas, BMW-ja që kushton 77 mijë paund goditi një furgon Mercedes-Benz ku humbi jetën një grua 33-vjeçare. Ndërkohë, Citroeni u përplas edhe me dy automjete të tjera, para se të shpërthente në flakë.

Në reagimin e policisë thuhet se është e paqartë nëse BMË-ja po drejtohej nga shoferi i saj apo ishte duke u drejtuar nga piloti automatik.

Më pas, edhe BMË-ja konfirmoi ngjarjen duke thënë se një prej automjeteve të saj është përfshirë në aksident, por mohoi që automjeti të ishte plotësisht i automatizuar. BMW thekson se shoferi mbetet gjithmonë përgjegjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";