SCC Tuatara me shumë mundësi do të bëhet makina më e shpejtë në botë edhe me letra, duke kapërcyer zyrtarisht 500 km/h, por aktualisht kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Në tentativën e parë për rekord (tetor 2020), kjo makinë arriti 508 km/h, por tentativa u konsiderua e parregullt për shkak të vendosjes jo të saktë të GPS.

Lexo edhe:
Theu rekordin e Bugatti Chiron, njihuni me makinën më të shpejtë në botë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marka amerikane vendosi që në mes të dhjetorit të bënte tentativën e dytë për rekord, me dëshmitarë të pavarur, por ajo nuk u zhvillua fare. Arsyeja ishte se në testimet një ditë para tentativës pati një mbinxehje të motorit, kur makina arriti 320 km/h.

Gjithsesi, tentativa e radhës, që mund të bëhet ditët e ardhshme, pritet që ta shndërrojë makinën SCC Tuatara në më të shpejtën në botë, duke rrëzuar kështu nga froni Bugatti Chiron.