Aktori Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë në 28 gusht pas një lufte të gjatë me kancerin, vijon të thyejë rekorde.

Twitter ka njoftuar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit në këtë rrjet social, është bërë postimi me më shumë “like” në histori. Ky postim ka marrë 6,8 milionë “like” dhe 3 milionë “retweet”.

43-vjeçari, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në “Black Panther”, kishte 4 vite që luftonte ma kancerin në zorrën e trashë, por gjatë kësaj kohe vazhdoi të xhironte filma dhe askush përveç rrethit të tij të ngushtë nuk e dinte problemin shëndetësor të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";