Mikrochipi i parë në tru mund të implantohet brenda këtij vitit. Deklarata mbërrin nga numri një i Neuralink, Teslës, SpaceX etj, Elon Musk, pas testeve me sukses të kryera në një majmun, që ju implantua një chip në tru, i lidhur me një kompjuter.

Projekti nisi që në vitin 2016 nga njeriu i së ardhmes, dhe ka në thelb idenë për të qenë gjithnjë të lidhur me internet nëpërmjet një implanti në tru që bën të mundur komunikimin vetëm me forcën e mendimit.

Sipas mjekëve implantet në tru janë tashmë realitet dhe janë përdorur për stimulimin cerebral tek të sëmurët me Parkinsondhe Alzheimer, apo tek pacientët e paralizuar që kanë arritur të lëvizin me gjymtyrë artificiale.

Në projektin e Elon Musk, implantet në tru mund të lexojnë dhe shkruajnë aktivitetin cerebral dhe lidhja tru-pajisje, mund të realizojë çdo gjë, nga kurimi i sëmundjeve e deri tek fuqia telepatike për njeriun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Neuralink deri tani testimet i ka kryer edhe mbi kafshë të tjera përveç majmunëve, një ndër të cilët edhe derri. Kështu premtimi i radhës është testimi mbi njeriun brenda vitit 2021.