Gjiganti i programeve kompjuterike, Microstrategy, ka vendosur të blejë monedhë digjitale, Bitcoin me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë për të rritur zotërimet e saj totale të kriptovalutave deri në 4.5 miliardë dollarë.

Kompania njoftoi të mërkurën se kishte fituar një shtesë prej 19.452 Bitcoin me një çmim mesatar prej 52.475 dollarë.

Kjo i sjell zotërimet e përgjithshme të kompanisë në mbi 90 mijë BTC, të cilat së bashku u blenë me një çmim mesatar prej 23.985 dollarë për Bitcoin. Kjo do të thotë që Microstrategy ka dyfishuar investimet e saj.

Bitcoin aktualisht po tregton me rreth 50.000 dollarë pasi ra nga 58.000 dollarë sa ishte të dielën, megjithatë CEO i Microstrategy, Michael Saylor, parashikon që çmimi i monedhës të rritet 10 herë më shumë gjatë viteve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";