Mercedes-Benz u ka bërë thirrje 1 milionë klientëve të vet, në të gjithë botën, që të rikthejnë makinat, për shkak të një problemi të mundshëm me sistemin e frenave.

Përgjatë fundjavës, kompania gjermane tha se do të kontaktojë me të gjithë pronarët e makinave, frenat e të cilave mund të jenë të konsumuara. Problemi prek saktësisht 993 407 makina, mes të cilave gati 300 mijë në SHBA dhe 70 mijë në Gjermani. Sipas Mercedes, makinat e përfshirë në listë janë të viteve të prodhimit 2004-2015, nga modelet ML, GL dhe R-Class.

“Mund të jetë e mundur që në rast të një frenimi veçanërisht të fortë, të shkaktohen probleme mekanike”, thuhet në deklaratën e Mercedes. “Nëse kjo ndodh, atëherë frenimi nuk do të jetë i mundur, prandaj rreziku i përplasjes do të rritej”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";