Pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, tha të premten se në të ardhmen të gjitha llojet e transporteve do të jenë elektrike, përveç raketave. Ai i bëri këto komente përmes një fjalimi online në një forum në Rusi.

Kompania Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.

Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. Ai tha se me kohë intelegjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve të mërzitshme”, raporton Reuters.

Elon Musk tha se kompania e tij Tesla është afër zgjerimit të saj edhe në Rusi dhe po shikon mundësitë e hapjes së fabrikave në këtë vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku aktualisht ka fabrika prodhimi, Musk tha se po shikohen mundësitë për prodhim edhe në pjesë tjera të botës.