Tokësorët mund të marrin tashmë frymë lirisht, pasi agjencia hapësinore amerikane NASA konfirmoi se planeti ishte “i sigurt” nga asteroidët, më saktë nga i ashtuquajturi asteroid i frikshëm Apophis, për të paktën 100 vitet e ardhshme, sipas BBC.

NASA e kishte konsideruar Apophis si një nga asteroidët më të rrezikshëm për Tokën, pas zbulimit të tij në 2004.

Gati përplasjet e afërta të parashikuara për në 2029 dhe 2036 u përjashtuan.

Një kërcënim i lehtë kishte mbetur për 2068, por tani Nasa e ka hedhur poshtë edhe këtë kërcënim, duke u bazuar në analizën e re në lidhje me asteroidin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një ndikim i vitit 2068 nuk është më në fushën e mundësive dhe llogaritjet tona nuk tregojnë ndonjë rrezik ndikimi për të paktën 100 vitet e ardhshme”, tha Davide Farnocchia, një shkencëtar i NASA-s, i cili studion objektet afër Tokës.

I emëruar sipas perëndisë së lashtë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, Apophis vlerësohet të ketë një matje prej 340 metrash, sa rreth gjatësia e tri fushave të futbollit në Britaninë e Madhe.