Netflix njoftoi të dielën në “Tokyo AnimeJapan 2021 Expo” se do të nisë 40 shfaqja të reja anime në këtë vit, pas suksesit të serisë “Blood of Zeus“ vitin e kaluar, transmeton Bloomberg.
“Record of Ragnarok”, “Yasuke”, “Resident Evil”, “Infinite Darkness”, “The Way of the Househusband”, janë disa nga emrat e shfaqjeve anime që do të dalin deri në fund të muajit prill të këtij viti.
Numri i shfaqjeve anime që do të dalin në Netflix këtë vit është gati dyfishi i numrit të serialeve dhe filmave anime që dolën në vitin 2020.
Tregu anime në të gjithë botën arriti 23 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe pritet të rritet në më shumë se 36 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas Bloomberg.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";