Në vetëm tri ditë në akullnajën e madhe ”Amery” në Antarktidën Lindore, një masë uji me një vëllim midis 600 dhe 750 milionë metra kub u zhduk në oqean, në dimrin e vitit 2019.

Këto të dhëna janë mbledhur nga sateliti ”IceSat-2” i NASA-s dhe janë botuar në revistën ”Geophysical Research Letters” nga Universiteti Australian i Tasmanisë.

Autorët e studimit evidentuan një liqen.

Hipoteza është se pesha e ujit të grumbulluar në liqenin e thellë të Antarktidës hapi një çarje në akullin poshtë liqenit, një proces i njohur si hidrothyerje, duke bërë që uji të kullojë në oqean, çka çoi në një ngritje deri në 36 metra të nivelit të ujërave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autorët e studimit spekulojnë se shkrirja e sipërfaqes së Antarktidës nga ngrohja globale mund të dyfishohet deri në vitin 2050.

“Shtresat e akullit janë të rëndësishme. Zvogëlimi ose shembja e tyre shkakton një rritje në rrjedhën e akullit nga shelfi kontinental dhe ky fenomen kontribuon në rritjen e nivelit të detit”, thekson Massimo Frezzotti, profesor i Gjeografisë Fizike dhe Gjeomorfologjisë në Universitetin e Romës.