Një nga kompjuterët e parë të Apple u shit në ankand për 400 mijë dollarë.

Drejtuesi i ankandit John Moran kreu shitjen e kompjuterit Apple-One të martën. Ky është një nga pak kompjuterët e mbijetuar nga modeli i parë i gjigantit teknik.

Moran tregon se ata prisnin që vlera e kompjuterit të shkonte në 600 mijë dollarë.

Steve Wozniak dhe Steve Jobs krijuan kompjuterin në garazhin e familjes Jobs . Vetëm 200 kompjuterë Apple-One u krijuan asokohe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";