Forcat Ajrore të SHBA-së do të prezantojnë në javën e parë të dhjetorit avionin e ri bombardues të gjeneratës së ardhshme, B-21 Raider, duke hequr petkun e fshehtësisë që ka rrethuar projektin prej vitesh.

Prodhuesi Northrop Grumman dhe Forcat Ajrore do të ofrojnë një pamje ekskluzive të avionit në objektin e kompanisë në Palmdale të Kalifornisë .

Bombarduesi, i cili është i aftë të transportojë dhe armë bërthamore, do të kushtojë rreth 639 milionë dollarë dhe Pentagoni planifikon të blejë të paktën 100 prej tyre për të zëvendësuar avionët B-2 Spirit.

“B-21 është avioni ushtarak më i avancuar i ndërtuar ndonjëherë dhe është një produkt i inovacionit pionier dhe përsosmërisë teknologjike,” tha zyrtari i Northrop Grumman, Doug Young.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Data e saktë e prezantimit ende nuk është caktuar dhe zyrtarët thonë se në ceremoni do të marrë pjesë vetëm një numër i përzgjedhur njerëzish.