Një kompani kineze, e specializuar për makina të lehta, ofron një nga modelet e saj me një çmim shumë konkurrues.

Bëhet fjalë për një S1-Pro, që shërben për lëvizje brenda qytetit, 100% elektrike dhe që mban deri në 3 persona, përfshi shoferin. Ky mjet është vetëm 2,4 metra i gjatë.

Kushton rreth 1000 euro dhe interesant është fakti që mund të porositet në faqet e internetit. Porosia të vjen në shtëpi pas rreth 30 ditësh, e paketuar në kuti, si çdo porosi tjetër “online”.

ChangLi S1-Pro arrin një shpejtësi maksimale prej 40 km/h dhe me vetëm një karikim, udhëton 50 kilometra. Mjaftueshëm për distanca të shkurtra, pa shpenzuar shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, përpara se të tentoheni për të blerë një makinë të tillë, që janë shumë të zakonshme në Azi, duhet të konsultoheni me rregullat e sigurisë në Evropë, që janë shumë më strikte dhe që në shumicën e rasteve nuk lejojnë qarkullimin e makinave të tilla në rrugë publike.