Kompania “Electronic Arts” ka vendosur që të mos prodhojë më videolojrat FIFA.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti i largët 1993, që EA Sports dhe FIFA nuk do të jenë bashkë për simulatorin e famshëm të futbollit.

Edhe pse është një nga videolojrat më fitimprurëse në histori, kostoja e blerjes së licencës ka qenë një nga arsyet që e ka mbyllur bashkëpunimin mes Electronic Arts dhe FIFA.

EA ka sqaruar se do të vijojë të prodhojë videolojrat e futbollit, por që nga viti 2023 do t’i sjellë ato me emrin EA Sports FC.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për BBC, zv/presidenti i EA Sports, David Jackson, është shprehur se kompania mendon se ka ardhur koha për të ndërtuar një “markë që shikon nga e ardhmja”.