Rrjetet sociale Instagram dhe Messenger kanë shfaqur probleme ditën e sotme, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe në rrjet.

Për orë të tëra, opsioni i mesazheve në këto dy platforma ka qenë pjesërisht jashtë funksioni, gjë që krijuar konfuzion te përdoruesit.

Që të dy rrjetet, pjesë e gjigantit Meta, kanë nisur që në orët e para të ditës të shfaqin probleme, por njerëzit e kanë vënë re vetëm më vonë. Kjo për shkak se mesazhet shfaqeshin si të dërguara në bisedë, por marrësit nuk i shfaqej.

Prandaj, nëse sot keni menduar se dikush po zgjedh t’iu injorojë, duhet të gjeni një formë tjetër për të kontaktuar, pasi Instagram dhe Messenger ende nuk janë rregulluar plotësisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht shkaku i këtyre problemeve është ende i paqartë, ndërsa përdoruesit njësoj si edhe në raste të ngjashme, kanë nisur të ankohen në Twitter.