Android 11 developer preview për OnePlus 8 shfaq serinë e re të telefonit të shumë-përfolur, OnePlus 8T. Renderi shfaq dizajnin e pjesës së përparme të telefonit të ri, i cili duket tejet i ngjashëm me versionin paraprak, OnePlus 8, transmeton Koha Jonë.

Në këtë variant të ri të freskuar të telefonit të famshëm të kompanisë kineze vërehet një ndryshim në anën e majtë dhe pjesën e sipërme të ekranit, ku shihet “punch-hole”.

Fotografitë në versionin e krijuar të softuerit shfaqin OnePlus_8T.webp pjesë e cila vjen nga përshkrimi About Phone.

Përveç renderit, është parë edhe menyja e Game Space në variantin e panoramës dhe portretit. Por vlen të theksohet se në këtë pajisje është parë edhe mbështetja për 8K video, risi që vjen me kamerën e OnePlus 8T.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";