Një 17-vjeçar, i cili “peshkonte” fëmijë në video-lojën e famshme Fortnite dhe i bindte ata që të prodhonin foto pedopornografike, është arrestuar nga policia italiane.

Hetimi nisi në muajin korrik në Torino dhe u finalizua me arrestimin e të riut, i cili pasi i kontaktonte fëmijët në Fortnite, e kalonte komunikimin në Tik-Tok, Instagram ose WhatsApp.

17-vjeçari komunikonte me fëmijë pak më shumë se 10 vjeç gjatë lojës dhe pasi i fitonte besimin, kalonte në komunikim në rrjete të tjera sociale.

Ai u kërkonte të bënin foto eksplicite fëmijëve, të cilët përdornin celularët që kishin në përdorim për t’i bërë këto foto. Fillimisht, i shpërblente me para’, në formën e mbushjes së telefonit, ose duke i kërcënuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimi nisi pasi nëna e një 10-vjeçari lexoi në celularin e djalit një frazë të dyshimtë dhe pasi u fut në “chat”, zbuloi tmerrin dhe menjëherë shkoi në polici për denoncim.