Një përditësim në aplikacionin Lightroom të Adobes fshiu përgjithmonë fotot e përdoruesve të iOS-it të cilët nuk e kishin ruajtur materialin në Adobe Cloud.

Tashmë Adobe e ka rregulluar problemin, por shumë përdorues mbetën pa fotografitë e tyre.

Përditësimi në versionin 5.4 të këtij aplikacioni për iPhone dhe iPad erdhi javën e kaluar. Të enjten, një përdorues shkroi në forumet e Photoshopit që e kishte përditësuar aplikacionin në iOS, por kishte humbur të gjitha fotografitë, shkruan Endgadget.

Pas shumë ankesave tjera në forum, ku përdoruesit u ankuan se kishin humbur me dhjetëra mijëra fotografi, përfaqësuesi i Adobes, Rikk Flohr, u përgjigj duke thënë se problemi ishte rregulluar dhe se tani Adobe Lightroom kishte versionin 5.4.1 i cili nuk e shkaktonte këtë problem.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sidoqoftë lajmi i keq ishte se fotografitë e shlyera nuk mund të ktheheshin më, transmeton KOHA.

Fatkeqësisht shumë njerëz humbën punën e tyre që e kanë bërë ndoshta me vite, dhe ekspertët këshillojnë që fotografitë të ruhen edhe në ndonjë vend tjetër, ngase një skandal i tillë i pat ndodhur edhe një kompanie tjetër të madhe, Canonit.