Janë pezulluar testimet e tankeve të reja që i kushtuan ushtrisë britanike 5.5 miliardë paund pasi shumë nga ushtarët që ishin brenda tyre u sëmurën e madje disa patën probleme me dëgjimin.

Ekipet shfaqën efekte anësore si të vjella, fryrje kyçesh, oshëtimë të veshëve nga zhurma dhe dridhje brenda automjeteve të blinduara Ajax.

Testimet u ndaluan për katër muaj dhe ekipet e provave tani janë të kufizuar të qëndrojnë vetëm 105 minuta brenda tankut.

Vetëm 14 nga 589 automjete e blinduara janë dorëzuar deri më tani. Ato janë varianti i Dashit dhe nuk kanë dritare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";