Kompania legjendare italiane e automobilave Bertone prezantoi supermakinën e saj më të fundit e cila punon me karburant të prodhuar nga mbetjet plastike.

Makina sportive quhet Bertone GB110 dhe përdor një lëndë djegëse special e cila prodhohet si pasojë e konvertimit të materialeve të polikarbonatit që zakonisht gjendet te shishet plastike në karburant të lëngshëm.

Sipas drejtuesve, makina e re është një vepër arti dhe me një identitet tërësisht të pakrahasueshëm me paraardhëset e saj.

Bertone GB110 do të jetë me seri të limituar dhe do të prodhohen vetëm 33 të tilla, thjesht për të shënuar 110 vjetorin e krijimit të kompanisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bertone u themelua në vitin 1912 nga projektuesi i automobilave Giovanni Bertone, por në vitin 2014 kompania shpalli falimentin.