Procesori Power10 i IBM-së u përmend për herë të parë në konferencën virtuale “Hot Chips” sivjet. I punuar qe 5 vite, është procesori i parë komercial prej 7 nanometrave i IBMS-së.

Do të ketë konfigurime të shumta, por ende nuk po publikohen specifikat. Maksimumi që do të ketë një modul i çipit është 15 SMT bërthamësh ndërsa ai me çip dual do të ketë maksimumin e 30 SMT8 bërthamave.

Pos që do të jetë shumë efikas sa i përket rrymës, Power10 ofron kriptimin e memories me kriptografi më të shpejtë për 40% se procesori Power9. Gjithashtu është i dizajnuar që të ketë mbrojtje të harduerit dhe aftësi të izolimit të pjesëve në mënyrë që përbërësit virtual në të njëjtën makinë të mos ndikohen nga një ndërhyrje e vetme, shkruan Venture Beat, transmeton KOHA.

Procesori Power10 do të mundësojë edhe ndarjen e memories në përmasa të mëdha me sisteme tjera. Ndërsa sa i përket përdorimit nga AI, IBM thotë se procesori Power10 do të ketë 10 deri 20 herë perfomancë më të mirë sa i përket detyrave dhe llogaritjeve të bëra nga AI, krahasuar me procesorin Power9.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu si është lajmëruar në vitin 2018, ky procesor do të prodhohet nga Samsung, ndërsa IBM thotë se do të del në shtije në gjysmën ë dytë të vitit 2021.