Kompanitë më të mëdha kineze online, si Alibaba, ByteDance – që ka në pronësi TikTok dhe Tenent, kanë ndarë detajet e algoritmeve të tyre me qeverinë kineze, diçka që ndodh për herë të parë, sipas tyre.

Algoritmet vendosin se çfarë postimesh shohin përdoruesish dhe renditjen sesi i shohin ato, duke u bërë kështu një pikë kyçe për rritjen e platformave të rrjeteve sociale. Në përgjithësi ato ruhen me fanatizëm nga kompanitë. Në Shtetet e Bashkuara, Meta – kompania mëmë e Facebook – dhe Alphabet – kompania mëmë e Google – kanë deklaruar se algoritmet janë sekret tregtar.

Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike (CAC) ka publikuar një listë me përshkrimet e 30 algoritmeve dhe deklaroi se lista do të përditësohet vazhdimisht. Sipas tij, kjo bëhet për të minimizuar abuzimin me të dhënat e përdoruesve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";