Rregullatori i komunikimit të Rusisë akuzoi Twitterin për shkeljen e ligjit rus, duke thënë se platforma e mediave sociale nuk kishte përmbushur disa nga kërkesat e saj për të fshirë përmbajtjen e ndaluar.

“Roskomnadzor” tha se Twittero kishte dështuar të fshijë 2.862 postime që përmbajnë materiale të lidhura me vetëvrasjen, pornografinë dhe drogën që nga viti 2017.

“Mund të gjobitet rëndë, pasi u gjet fajtor për dështimin e vazhdueshëm të fshirjes së përmbajtjes që konsiderohet e paligjshme, sipas ligjit rus”, thuhet në njoftimin e rregullatorit rus.

Platforma përdoret gjerësisht nga kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny dhe aleatët e tij për të kritikuar autoritetet dhe për të thirrur protesta të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Twitteri është gjobitur në të kaluarën për shkelje të ligjeve të të dhënave të Rusisë, por gjobat deri më tani kanë qenë relativisht të vogla.

Rusia muajt e fundit ka ndërmarrë hapa për të ushtruar më shumë ndikim në platformat e huaja të mediave sociale.

Ministria e Jashtme ka akuzuar gjithashtu Facebookun dhe platformat e tjera të mediave sociale të SHBA-së se nuk kanë identifikuar postime të rreme në lidhje me “protestat e paautorizuara” në mbështetje të Navalnyt, ku policia arrestoi mijëra demonstrues në të gjithë vendin. a2news

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";